Goditet nga dashi i kopesë, ndërron jetë gruaja në Fier

12 Janar 2023 | 11:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Lalar të Fierit të mërkurën që lamë pas. Policia bën me dije se një shtetase e moshës 64-vjeçe me iniciale F.V., ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një bagëti e imët.

Goditja që gruaja mori nga dashi i kopesë, rezultoi të ishte fatale për të. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë së Fierit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026