Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohen eskortat ruse e latine

30 Shtator 2022 | 12:28

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni në kryeqytet dhe ka vënë në pranga organizatoren kolumbiane së bashku me 6 vajza të huaja.

“Blutë” bëjnë me dije se në pranga kanë rënë kolumbiania Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, e cila ishte organizatore e rrjetit të prostitucionit në Tiranë si dhe Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe,  Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 28 vjeç,  Margarita Grushevskaia, 21-vjeçe dhe Laura Vanesa Mercado Baselge, 22 vjeçe.

Vajzat e arrestuara mësohet se janë me origjinë nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, të cilat kishin ardhur në kryeqytet për të ushtruar prostitucion.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja B. R. shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin kundrejt pagesave’- njofton policia.

Po ashtu, në kuadër të operacionit “Contact”, u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin ua dhënë me qira banesat e tyre, pa deklaruar në organet tatimore, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026