Goditi me thikë një 19-vjeçar, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari
Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas.
I mituri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Burimet policore bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.
Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta