Goditi punonjësen e një kompanie fluturimi në Rinas, arrestohet një 42-vjeçare

18 Korrik 2021 | 21:42

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” një 42-vjeçare.

Arrestimi i saj u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ndërsa pritet që hetuesit të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026