ARRSH i ka bërë thirrje për kujdes të shtuar shoferëve, pasi dëbora vijon të bjerë me intensitet mesatar në juglindje të vendit.
Në Qafë Thanë, Dardhë dhe Qafën e Qarrit sasia e dëborës ka qenë më e madhe. Në këto akse shoferët duhet të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. ARRSH thotë se po punon për kriposjen e vazhdueshme të rrugëve dhe pastrimin e tyre.
Parashikohet se reshjet e borës do të vijojnë gjatë gjithë ditës.
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se në Pogradec, në fshatrat Vleçan dhe Trebinjë bora ka arritur 10 cm lartësi dhe ka vështirësi në qarkullim. 9 fshatra në Maliq dhe Pogradec janë pa drita prej 24 orësh.
LEXONI GJITHASHTU: