Gonzato vëzhgon votimin në Fier: Marrëveshja mes SPAK-ut dhe KQZ-së, impresionuese

11 Maj 2025 | 17:27

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në qarkun e Durrësit.

Ai u shpreh se ka qenë dhe do të jetë prezent në disa zona dhe qendra votimi të ndryshme për të parë ecurinë e vkëtyre zgjedhjeve. Ai gjithashtu vë theksin në rolin e OSBE/ODIHR ku vëzhguesit po kryejnë një vëzhgim të thelluar.

“Ajo që po bëj unë sot është që po shkoj në zona dhe qendra të ndryshme votimi për të parë sesi po ecën votimi dhe për të krijuar dhe vetë një ndjesi sesi po ecin këto zgjedhje.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që është në Shqipëri, kanë vëzhguesit e tyre në të gjithë vendin dhe ata po bëjnë një vëzhgim shumë të thellë të këtyre zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. Ata po shikojnë se çfarë po ndodh, çfarë do lloj raportimi që u bëhet atyre do të analizohet thellësisht dhe ata do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Do të jetë ky raport që do të orientojë edhe ata në listë  që do ti bëjmë ne zgjedhjeve në Shqipëri”, shtoi ambasadori i BE-së.

I pyetur për ndonjë incident të ndodhur në qarkun e Fierit ku ambasadori i BE-së ndodhet aktualisht, ai u shpreh lidhur më këtë çështje janë organet kompetente që do merren. Më tej thekson se qëllimi i tij përveçse për të parë ecurinë e zgjedhjeve, ishte takimi me Prokurorin e Posaçëm në Fier.

“Në Fier sapo kam arritur dhe nuk do të bëj komente për ndonjë incident që mund të ketë ndodhur. Arsyeja se pse erdha në Fier është sepse dëshiroja të takohesha me Prokurorin e Posaçëm për të parë punën që po bëjnë. Doja të shikoja sesi po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut por edhe KQZ-së. Isha i impresionuar nga takimi prej tyre që kjo marrëveshje po zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke bashkëpunuar së afërmi , që do të thotë se gjëja po ecën ashtu siç duhet. Nëse ka incidente ato do të hetohen nga autoritetet vendase”, tha Gonzato.

I pyetur nga mediat se përse zgjodhi qarkun e Fierit mes 12 qarqeve në Shqipëri për të qenë prezent, ambasadori i BE-së tha se: “Nuk dua që të mbeteshim në Tiranë, në Durrës isha sepse ka patur informacione sa i përket bandave kriminale, kshuqë patëm informacione të tjera dhe për në Fier dhe vendosa që të vij këtu. Fakti që jam këtu nuk do të thotë asgjë”, përfundoi Silvio Gonzato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026