Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike

6 Qershor 2026 | 22:24

Google ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me SpaceX për marrjen me qira të kapaciteteve kompjuterike të kompanisë së drejtuar nga Elon Musk. Sipas marrëveshjes, Google do të paguajë rreth 920 milionë euro në muaj për një periudhë 32-mujore, duke shënuar një nga kontratat më të mëdha në sektorin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale.

Marrëveshja pasqyron ndryshimin e rolit të dy kompanive krahasuar me pesë vite më parë, kur ishte Google që furnizonte SpaceX me burime kompjuterike për zhvillimin e shërbimit satelitor të internetit Starlink. Situata ndryshoi ndjeshëm pas blerjes së kompanisë së inteligjencës artificiale xAI nga SpaceX në shkurt 2026, duke krijuar një strukturë të përbashkët që operon qendra të mëdha të të dhënave me kapacitet informatik mbi 2 gigavat.

Kontrata vjen vetëm pak ditë përpara ofertës fillestare publike të planifikuar të SpaceX. Kompania ka njoftuar gjithashtu marrëveshje të ngjashme me Anthropic, ndërsa synon të dalë në bursë me një vlerësim që raportohet se mund të kalojë 1.75 trilion dollarë. Analistët vlerësojnë se bashkëpunimi me Google mund të rrisë më tej interesin e investitorëve për IPO-n e kompanisë.

Në dokumentacionin paraprak të ofertës publike, SpaceX theksoi se infrastruktura e saj kompjuterike i jep fleksibilitet të konsiderueshëm për ndarjen dhe monetizimin e kapaciteteve të disponueshme, duke e pozicionuar kompaninë si një nga lojtarët kryesorë në tregun global të inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane

Bahreini ka njoftuar këtë të shtunë se forcat e tij mbrojtëse kanë interceptuar dhe shkatërruar disa sulme ajrore iraniane. “Komanda e Përgjithshme pohon se të...
08:56 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026