Grabiten dosjet e pronave në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës
Dokumente mbi pronat në Dhërmi dhe një dosje letërkëmbimi mes prokurorisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, janë grabitur gjatë natës në Këshillin e Qarkut të Vlorës.
Ngjarja është denoncuar nga roja e objektit, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga autori me sende të forta, ndërsa dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar sërish rojën e zyrave.
Kryetari i Kishit të qarkut Ervis Moçka tha për Euronews Albania se nuk mund të prononcohet pasi çështja është nën hetim, duke shtuar gjithashtu, se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës ka përcjellë kopje të njehsuar të dokumentacionit të pronave në Kadastrën e Vlorës.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se ne zyrë janë marrë një dosje letërkëmbimi me prokurorinë si dhe dokumente të ndarjes së tokës në bazë të ligjit 7501 në zonën e Dhërmiut.
Ajo që bie në sy është fakti se grabitësi ka qëndruar shumë pak në zyrë, çka hedh hije dyshimi për një bashkëpunëtor të mundshëm brenda institucionit, që i ka treguar për vendndodhjen e dokumentacionit të kërkuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej kohësh prokuroria ka nisur një hetim për çështjen e pronave dhe vërtetësinë e dokumentacionit të pronave pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës, ndërsa dhe grabitja e zyrës së pronave në Qarkun e Vlorës dyshohet të ketë lidhje me dokumentar origjinal të reformës 7051, të cilat ndodhen në këtë zyrë.
Grabitja e dosjes së pronave rikthen edhe njëherë në vëmendje çështjen e pronave në bregdet, e cila vijon të jetë “Thembra e Akilit” në qarkun e Vlorës, ku presioni kriminal shkaktoi dorëheqjen e me shumë se 13 drejtorëve brenda dy vitesh në Kadastrën e Vlorës fakt ky i pranuar asokohe edhe nga drejtori i përgjithshëm Artan Lame.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta