Grabitën pikën e këmbimit valutor në Tiranë, arrestohet 1 person, 2 të tjerë në kërkim
Policia e Tiranës ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët akuzohen se në datën 4 maj në rrugën “Mihal Duri”, i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute, 60-vjeçarit me iniciale Q.Z.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 22-vjeçari Roni Spaho.
Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasi M. Gj, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B), 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta