Tre persona të armatosur kanë grabitur kumbistin Shefqet Muço në Korçë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e kambisit në lagjen nr.1 të qytetit, ku autorët nën kërcënimin e armës i morën një sasi lekësh.
Ndërkohë policia ka arrestuar një nga autorët, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.
Ky i fundit ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, pasi ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.
Ndërkohë unifromat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.