Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori shkakton terror duke qëlluar në ajër

29 Prill 2021 | 11:57

Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur një argjendari në Vlorë. Ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar terror në qytetin e Vlorës.

Policia ka mundur të vërë në pranga autorin e grabitjes, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se autori i dyshuar i grabitjes në lagjen “Isa Boletini” i arrestuar pak pas ngjarjes është shtetasi M. K., 18 vjeç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026