Grabitja e miliona eurove në Rinas, lirohen dy prej të dënuarve
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lirojë dy nga të penduarit e dosjes së grabitjes së blindave me para. Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin 2019, u la i lirë nga gjykata. Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave me para që shkonin drejt Rinasit.
Çerpja përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve. Për shkak statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe përfundimit të dënimit lirinë ka fituar edhe ish-komando Ditjon Memlika.
Në dy grabitje të ndryshme të ndodhur në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 dyshohet se në automjete blind që po transportonin para të disa bankave të nivelit të dytë në Shqipëri drejt aeroportit të Rinasit janë marrë miliona euro.
Çerpja ishte një prej tyre që pranoi se kishte marrë pjesë në grabitjen me armë por që roli i tij ka qenë si “informator”. Në bazë të deklarimeve të tij dhe hetimeve të prokurorisë, ai ka marrë nga rreth 100 mijë dollarë për secilën grabitje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta