Gramoz Ruçi mban fjalimin e lamtumirës në Kuvend

7 Korrik 2021 | 12:17

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka mbajtur në seancën e fundit parlamentare fjalimin e fundit si deputet. Ruçi, 69 vjeç, gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur më 12 qershor, bëri me dije vendimin për t’u tërhequr nga politika.

Kryetari i Kuvendit foli për arritjet e institucionit që drejton, duke thënë se gjatë legjislaturës së fundit nga 487 ligje të miratuara 424 kanë qenë propozime të qeverisë. Nga vetë pushteti legjislativ, deputetët, ai tha se janë miratuar vetëm 59 ligje.

Ai e konsideroi legjislaturën 2017-2021 të “çeljes së negociatave” ndërsa shtoi se vonesat në mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare “nuk varen nga performanca jonë integruese, por nga zhvillimet dhe situate e re ne vendet anëtare të BE-së”.

Ruçi foli për pengesa dhe kërkesa të ekzagjeruar ndaj Shqipërisë por edhe për teka të ndonjë fqinji, duke iu referuar në këtë rast Bullgarisë.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për qytetarët e Sarandës, Tepelenës dhe Qarkut Fier që e kanë votuar si deputet për 8 legjislatura.

Ai bëri edhe një gjysmë “mea culpa” duke thënë se “nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur”.

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika vjen pasi ai u zgjodh deputet në Qarkun e Fierit duke qenë një prej katër kandidatëve që thyen herësin.

Ruçi ka lindur në Salari të Tepelenës më 6 dhjetor 1951. Gjatë komunizmit ai ka mbajtur funksione në Partinë e Punës, duke qenë dhe Sekretar i Këshillit Popullor në Progonat si dhe Sekretar Partie në Tepelenë në vitet 1986-1989.

Gjatë qeverisë së parë nga rrëzimi i sistemit monist, Ruçi u emërua ministër për Punët e Brendshme në qeverinë “Nano” në vitin 1991 si dhe mbajti postin e kryetarit të Komitetit të Sigurimit. Gjatë kësaj kohe ndodhi ngjarja që quhet “Masakra e 2 prillit” 1991, ku pati protestues të vrarë gjatë një manifestimi për manipulimin e zgjedhjeve të para pluraliste të cilat u fituan nga PS.

Më pas, ka mbajtur poste të lartë drejtuese në PS duke qenë për shumë kohë Sekretari i Përgjithshëm. Gjatë trazirave emigroi në Greqi ndërsa pas ardhjes së PS në pushtet në 1998 u emërua Sekretar Organizativ dhe kryetar i grupit parlamentar. Ai u zgjodh kryetar i Kuvendit pasi PS u rikthye sërish në pushtet në vitin 2013.

LEXONI GJITHASHTU:

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet e Partisë Socialiste

Ruçi thyen herësin, merr mandatin e deputetit në qarkun e Fierit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026