Grenell: Ndarja e territorit të Kosovës, ide e Bolton, jo e Trump
Në një intervistë për televizionin amerikan, Fox News, i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi komentoi mbi librin e publikuar nga ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton.
Duke qenë vetë ish-drejtor i Informativit Kombëtar, Grenell tha se Bolton është përpjekur të japë një imazh ndryshe të presidentit Trump.
Ai thotë se ish-këshilltari i sigurisë është përpjekur të vërë në zbatim axhendat e tij personale e jo të presidentit në çështje të ndryshme. Mes tyre përmend rastin e Kosovës, çështje që Grenell thotë se e ka mjaft për zemër.
“Kur vjen puna te Kosovoa dhe Serbia, do t’i mirëpresim të dy vendet te Shtëpia e Bardhë të shtunën, që të diskutojmë për një marrëveshje historike. Megjithatë, më duhet të luftoj shpesh kundër thashethemeve që vijnë nga të dy palët, të cilat nuk janë politika të Trump, por të Boltonit”, tha Grenell, duke iu referuar ideve për ndarjen e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo nuk ka qenë politika e Trump-it. Por kur rrëmon thellë, të dyja palët (Serbia dhe Kosova), thonë se kështu u ka thënë Boltoni”, shton Grenell. “Prandaj, tani jam i detyruar të luftoj thashethemet që u përhapën për shkak se Bolton po ndiqte politikën e tij në vend të asaj që udhëzonte Trump”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta