Greqia dënon retorikën turke për Qipron, Erdogan: Jo bisedime me Mitsotakis-in

18 Qershor 2022 | 11:28

Liderët e Greqisë dhe Qipros u takuan të premten, në një kohë kur Ankaraja po përshkallëzon retorikën e ashpër ndaj Athinës dhe Nikozias.

Dy krerët e shteteve shprehën besimin tek ligji ndërkombëtar, aleancat dhe tek familja europiane, teksa u mbrojtën nga akuzat.

“Mbrojtja e Greqisë dhe Qipros nga çdo tendencë revizioniste janë ligji ndërkombëtar, aleancat tona dhe përkatësia në familjen evropiane. Gjithashtu, me qetësi, vendosmëri dhe gjakftohtësi ne do t’i kundërvihemi çdo retorike që tejkalon kufijtë e praktikës diplomatike”, tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Jam i sigurt se retorika e Ankarasë do të diskutohet në Këshillin Europian javën e ardhshme dhe më pas në takimin NATO-BE. Jam i sigurt se do të përcjellim një mesazh edhe më të fortë për shmangien e provokimeve nga kushdo që vë në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Greqisë dhe Qipros”, tha presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiades.

Erdogan përsëriti edhe njëherë se Turqia nuk do të mbajë më takime të nivelit të lartë me Greqinë, pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

“E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me Greqinë. Derisa të kem një politikan të ndershëm përpara, ne nuk do të takohemi më me ata. U kemi dhënë fund takimeve të nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojmë më asnjë me palën greke”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në samitin e fundit të NATO-s si Mitsotakis edhe Erdogan deklaruan se do të jenë të pranishëm në takimin e ardhshëm në Madrid. Por ata thjesht do të jenë në të njëjtën kohë në të njëjtin vend, pasi bisedime dypalëshe nuk do të ketë përsa kohë presidenti turk thotë se nuk e njeh Mitsotakisin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026