Greqia e rrezikuar nga zjarret, 200 zjarrfikës në ndihmë të shtetit helen
Greqia është një nga shtetet evropiane, e cila gjatë sezonit veror përballet më së shumti me zjarret. Sikundër vitin e shkuar kur u dogjën 100 mijë hektarë tokë dhe humbën jetën 3 persona.
Këtë vit duket se shteti fqinj po merr të gjitha masat për të përballuar çdo ngjarje të mundshme dhe ne mbështetje do të ketë edhe vendet e Bashkimit Europian. Zjarrfikës nga 6 shtete europiane po marrin pjesë në trajnimin e financuar nga BE.
Gjatë verës ata do të jenë në Greqi për të parandaluar dhe për të vënë nën kontroll zjarret.
“Duke marrë parasysh situatën me të cilën u përballëm vitin e shkuar, kolegë nga 6 shtete evropiane janë këtu falë mbështetjes nga Mekanizmi Evropian për Mbrojtjen civile. Ata do të ndihmojnë të përballemi me realitetin e ri”, u shpreh Vasileios Bikas, koordinator i zjarrfikësve grekë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, moti ekstrem dhe zjarret në vitet në vijim do të jenë dukuri më të shpeshta.
Gjatë korrikut dhe gushtit, rreth 200 zjarrfikës nga shtetet e të Bashkimit Evropian do të vendosen në Greqi dhe do të punojnë së bashku me zjarrfikësit grekë. Ata janë specialistë nga Bullgaria, Finlanda, Franca, Gjermania, Rumania dhe Norvegjia.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta