Greqia heq karantinën për disa shtete, përfitojnë udhëtarët nga BE, zona Schengen, Serbia, Britania, Izraeli, SHBA
Tashmë është zyrtare, Greqia është gati t’i japë një tjetër frymëmarrje turizmit.
Nga dita e sotme Greqia heq karantinën e detyrueshme për të gjithë turistët apo udhëtarët që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, zona Schengen, Britania e Madhe, Serbia, Izraeli, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara.
Një vendim i tillë do të thotë se udhëtarët që mbërrijnë në shtetin fqinj nuk detyrohen të futen në karantinë për shtatë ditë, por ata duhet të përmbushin kushtin ose të kenë një test negativ COVID-19 të kryer në 72 orët e fundit para mbërritjes ose të kenë një dëshmi që janë vaksinuar. Qytetarët nga këto shtete do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Rodos, Kosit, Mykonos, Santorini Korfuzi etj., dhe dy vendkalimet kufitare tokësore.
Por në fuqi janë ende disa kufizime të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, qoftë nga banorët qytetarët grekë, por edhe turistët. Sikundër shtetrrethimi, i cili nis në orën 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Baret, restorantet, tavernat e të gjitha vendet kulturore duhet të respektojnë masat kufizuese.
Mbetet për t’u sqaruar nëse vizitorëve do t’u kërkohet të dërgojnë mesazhe me tekst për të lëvizur nëpër vendet me interes apo dëshmia e tyre për të hyrë në vend, pra dëshmia e vaksinimit apo testi negativ do të jetë e mjaftueshme.
Qeveria ka njoftuar se hapja për sezonin turistik është caktuar për 14 maj. Autoritetet kanë vendosur t’u japin përparësi vetëtestimeve në mënyrë që të rihapet ekonomia. Në disa sektorë, sikundër transporti, dyqanet, punonjësit do të jenë të detyruar ta kryejnë këtë provë si kusht për të punuar, në të kundërt do të gjobiten.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta