Greqia mbylli Kapshticën, Drejtoria e Kufirit: Nuk do lejohet të kalojnë as kamionët
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka dhënë informacion zyrtar pas vendimit të një ditë më parë nga ana e autoriteteve greke për të mbyllur pikën kufitare të Kapshticës dhe pas paqartësisë së sotme ku në kufi është krijuar një radhë e gjatë kamionësh në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të doganës.
Teksa sqaron se dogana e Kapshticës do të qëndrojnë e mbyllur deri më 4 dhjetor, Drejtoria e Kufirit thekson se lëvizja nuk lejohet as për këmbësorët dhe as për mjetet, përfshi edhe kamionët, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë
“Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”, thuhet në sqarimin e drejtorisë së kufirit.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta