Greqia nis lehtësimin e masave anti-COVID nga java e ardhshme
Ndonëse shumë shtete evropiane vijojnë të forcojnë kufizimet autoritetet në Greqi kanë vendosur që duke nisur nga java e ardhshme të nis lehtësimi i masave.
Pritet të nisë aktivitetin sektori i shitjeve me pakicë dhe do të lejohen udhëtimet midis komunave gjatë fundjavave.
Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias tha që dyqanet do të funksionojnë me modelin e përdorur më parë kliko-dhe-mbledh ose madje duke lejuar klientët brenda dyqaneve duke përdorur sistemin e klikimit (blerja me takim).
Klientët do të lejohen të bëjnë pazare për tri orë. Qendrat tregtare nuk do të rihapen. Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të përdorin makinën e tyre për të udhëtuar nga një komunë tjetër duke dërguar një SMS me kodin 6.
Autoritetet shëndetësore raportuan për 3.316 raste të reja të coronavirusit në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 263,689. Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) gjithashtu konfirmoi 76 vdekje të reja, çka shënon është një rekord ditor për 2021.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta