Greqia zgjat afatin e karantinës për shqiptarët

8 Janar 2021 | 15:02

Qeveria greke ka marrë vendimin për të zgjatur masat tashmë në fuqi deri më tani për hyrjen nga Shqipëria. Sipas vendimit të shtetit fqinj, masat shtyhen deri në 21 janar të këtij muaji.

Në këtë kontekst, personat që hyjnë në Greqi nga çdo pikë hyrje, në përputhje me kushtet e zbatueshme, janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi ose në vendin e tyre të qëndrimit të përkohshëm për shtatë ditë nga mbërritja e tyre në shtetin fqinj.

Ndërkohë, emigrantët do të kenë të detyrueshëm qëndrimin në karantinë për një javë . Ky vendim u mor nga qeveria greke pak para fillimit të festave të fundvitit dhe shtyhet tani edhe me dy javë të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026