Rama për naftëtarët: Nuk kemi ende një zgjidhje, greva mundim i panevojshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për protestën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 16 ditësh ndodhen të ngujuar në grevë urie, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura. Ai theksoi së kjo është një marrëdhënie kapitaliste, e cila nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, por është një marrëdhënie e lidhur mes naftëtarëve dhe kompanisë private.
“Unë e kam dhënë përgjigjen time, sapo të kemi një përgjigje të re do t’ua jap atyre. Mendoj se kjo është një marrëdhënie kapitaliste, nuk është një marrëdhënie me shtetin, dhe për sa më takon po bëjmë gjithçka për një zgjidhje por deri tani nuk e kemi zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Është një kompani private. Është një marrëdhënie private, dhe gjitha çfarë kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra për të ndihmuar pikërisht ata njerëz. Nëse nuk do t’i kishim ndihmuar siç i kemi ndihmuar nuk do gjendeshin në këtë situatë pas 7 vitesh por do kishin 7 vite në këtë situatë”, tha Rama.
Gjatë ditës së sotme naftëtarët tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e rafinerisë së Ballshit, por tentativa e tyre hasi në rezistencën e Policisë Private, e cila ruan uzinën. Ata iu rikthyen më pas grevës, ndërsa paralajmëruan se në vijim do të shtohet numri i grevistëve.
Ai shtoi se qeveria shqiptare po punon për zgjidhjen e problemit, por nuk dha detaje shtesë. Teksa u shpreh se greva e urisë është një e drejtë e tyre, Rama shtoi se nuk ka arsye që kjo të bëhet për sensibilizimin e tij. Mes tjerash, kryeministri Rama pretendon se naftëtarët e Ballshit janë të nxituar politikisht, dhe për këtë tha se shumë shpejt do ketë një përgjigje.
“Unë i mirëkuptoj plotësisht, dhe nuk ka nevojë t’i them me fjalë ndjenjat që kam për shqetësimin e tyre, sepse e kam shqetësim vetë. Po bëjmë çdo përpjekje, por format e tilla të protestës nuk janë të nevojshme për mua, sepse nuk kam nevojë të shoh njerëzit në grevë për të luftuar për interesin e tyre dhe për të gjetur zgjidhje për ta. Është e drejta e tyre të bëjnë grevë, por nëse e bëjnë që të sensibilizohem unë, është një mundim krejt i panevojshëm, sepse unë jam plotësisht i sensibilizuar. Nuk do jap detaje, por me ndihmën e Zotit ndoshta e zgjidhim shpejt dhe pastaj do t’i themi të gjitha detajet, do të jap të gjitha detajet dhe përgjigjet për xhagajdurët, që i nxisin dhe i mbajnë në atë grevë”, tha Rama.
Ndërkohë, sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha mbrëmë në “Ilva Now” se qeveria nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit. Ai u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje mënyrën se si kanë shkuar gjërat dhe sipas tij greva e urisë “nuk është rruga e duhur” për zgjidhjen e situatës.
Lexoni gjithashtu:
Greva e naftëtarëve, Taulant Balla: Jo rruga e duhur, zgjidhja gjendet përmes dialogut
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta