Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në grevë, Dautaj: Qeveria po na shpërfill
Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe njëkohësisht zëdhënës i Komunitetit të Grevës shprehu shqetësimin sa i takon gjendjes shëndetësore të naftëtarëve.
Z. Dautaj solli në vëmendje profilin e tyre të punës që vjen me sëmundje të mbartura e duke marrë parasysh që ambienti është në lagështi dhe janë në ditën e nëntë të protestës gjendja është shumë e rënduar.
Pyetur se për cilën arsye nuk po i marrin dot pagat të cilat janë miratuar me vendim gjykate, Sokol Dautaj tha se në ambientet e rafinerisë mbahen shumë prej dokumenteve të rëndësishme përfshirë këtu edhe librezat e punës që sipas tij bëhet qëllimisht që naftëtarët mos të marrin asistencë apo ndihmë ekonomike.
“Të jesh nëntë ditë në grevë urie e mos të marrësh përgjigje nga organet kompetente”,- u shpreh Dautaj teksa theksoi se indiferenca e organeve është ajo që po i vret më shumë.
Ndërkaq sa i përket firmës pronare aktuale të rafinerisë zëdhënësi i Komunitetit të Grevës tha se nuk është bërë gjë tjetër veçse një ‘çorbë’ që sipas tij është bërë në dijeni të shtetit.
“Këta kanë sjellë kompani pafund, njëra falimentonte tjetrën e me radhë dhe ndaj naftëtarët janë të çoroditur”,- tha Dautaj teksa theksoi se nëse shteti nuk do të ishte i vetëdijshëm për situatën atëherë do të kishte pasur një reagim.
Së fundmi ai nënvizoi se kërkojnë vëmendjen e organeve kompetente dhe se kjo situatë nuk mund të vazhdojë sa herë të ndërrohen firmat që marrin rafinerinë në pronësi.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtarët e Ballshit në grevë, Sokol Dautaj: Jemi rrugëve dhe pa asnjë përkrahje ekonomike
Naftëtarët në grevë urie, pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta