Greva e punonjësve të ‘Albcontrol’, kontrollorët e rajonit kërkesë autoriteteve shqiptare: Uluni në dialog
Për grevën e kontrollorëve shqiptarë në Rinas, ka reaguar edhe Unioni i Kontrollorëve të Rajonit. Kontrollorët nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi janë solidarizuar me kolegët e tyre në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog.
Në letrën e tyre, kontrollorët e rajonit shprehen se keqtrajtimi dhe burgosja e punonjësve të ‘Albcontrol’ nuk i japin zgjidhje kësaj situate. Më tej në letër ata shprehen se kushtet e punës për kontrollorët janë parakushti më i rëndësishëm për një trafik ajror të sigurt dhe nxisin negociata mes palëve për një zgjidhje.
Në një komunikatë për shtyp, Një ditë më parë Unioni Europian i Kontrollorëve shprehu shqetësim për trajtimin e kolegëve shqiptarë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve të arrestuar.
“Albcontrol ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve, pa u konsultuar ose pa biseduar me shoqatat që përfaqësojnë punonjësit. Ata kanë refuzuar të negociojnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.
Si mund Shqipëria të shohë një të ardhme të re dhe të ndritur si vend anëtar i BE-së, kur mënyra si reagon ndaj punonjësve që kërkojnë të drejtat e tyre themelore, të kujton një të shkuar të errët staliniste”, shkruhej në komunikatën e Unionit Europian të Kontrollorëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta