Greva e punonjësve të trafikut ajror, anulohen fluturimet me Italinë

21 Tetor 2022 | 12:52

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës lajmëroi anulimin e fluturimeve drejt dhe nga aeroportet e Italisë të premten.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, TIA thotë e si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali janë fluturimet nga Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma janë anuluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme.

Nga ky njoftim përjashtohen fluturimet: ambulancë, Medvac, fluturimet e kërkim-shpëtimit, fluturimet humanitare.

“Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”, lajmëron TIA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026