Greva paralizon sistemin hekurudhor në Britani, udhëtarët mbeten në këmbë

18 Gusht 2022 | 18:12

Pasagjerët e trenave në Mbretërinë e Bashkuar u përballën të enjten me një çoroditje të sistemit të transporteve, me vetëm 20% të shërbimit në funksion.

Gjysma e linjave hekurudhore të transportit britanik janë mbyllur pasi mbi 45 mijë punonjës hynë në grevë për paga dhe kushte më të mira pune.

“Kemi nisur një grevë 6-ditore. Kishim planifikuar ta nisnim shumë muaj më parë, por e shtymë planin deri më sot. Kemi pasur disa oferta që përmirësojnë situatën, por kjo grevë ka zgjuar shpirtin e solidaritetit mes popullit britanik. Kemi marrë shumë mbështetje dhe njerëzit po u rikthehen ideve për veprime kolektive. Për grevë dhe për solidaritet mes klasës punëtore”, thotë Mick Lynch, sekretar i përgjithshëm i Hekurudhave.

Pasagjerëve u është thënë të udhëtojnë me tren vetëm nëse është e domosdoshme.

“Në këtë moment po shkoj në një dasmë, por greva e hekurudhës më ka vonuar pasi kisha planifikuar të isha atje në 11. Por tani do të shkoj në Mançester në 12 dhe më pas do udhëtoj 2 orë të tjera, ndaj do të vonohem shumë”, shprehet një qytetar.

Bëhet fjalë për më të fundit të një seri grevash, që do të prekë planet e punëtorëve, pjesëmarrësve në festivale dhe të atyre që planifikojnë të ndjekin evente sportive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026