Grevë e gjigantëve të automjeteve në SHBA, 10 mijë punonjës ndërpresin punën
Mbi 10 mijë punonjës të tre prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në grevë.
Puna është ndërprerë në tre impiante të kontrolluara nga kompanitë “General Motors”, “Ford” dhe “Stellantis”.
Greva nisi pasi kontratat e punës skaduan natën e së enjtes. Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Automjeteve deklaroi se firmat nuk kanë bërë oferta të pranueshme.
Përplasja rrezikon të sjellë çmime më të larta për blerësit dhe më shumë çoroditje në industrinë motorike amerikane.
Kreu i sindikatës, Shawn Fain deklaroi për BBC se tani u takon kompanive ta zgjidhin çështjen. “Kur ata të kujdesen për punonjësit e tyre, atëherë greva do të ndërpritet”, tha ai.
Greva nisi në mesnatë, me orën lokale, në impiantet kryesore të “General Motors” në Misuri, në atë të “Ford” në Miçigan dhe në impiantin e “Jeep” në Toledo të Ohajos, që zotërohet nga Stellantis.
Fabrikat janë kritike për prodhimin e disa prej automjeteve më të përdorura në Shtetet e Bashkuara.
Impiante të tjera do të vazhdojnë të punojnë, saktësoi më tej kreu i sindikatës së punëtorëve, i cili megjithatë nuk e përjashtoi zgjerimin e grevës.
Për parandalimin e saj, pak orë përpara skadimit të kontratës, Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Joe Biden kishte zhvilluar një bisedë me zotin Shawn Fain, por nuk dha detaje të tjera.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta