Grevë kombëtare e mjekëve në Indi, protestojnë ndaj dhunimit dhe vrasjes së koleges

18 Gusht 2024 | 11:52

Punonjësit e sektorit shëndetësor në Indi kanë nisur një grevë mbarëkombëtare për të protestuar ndaj dhunimit dhe vrasjes së një praktikanteje në një spital shtetëror.

Greva është organizuar nga Federata Indiane e Mjekëve, e cila ka deklaruar se të gjitha shërbimet e panevojshme në spitale do të ndërpriten për 24 orë.

“Ky përdhunim ka tronditur besimin tek sistemi. Të gjithë e pamë se si ajo vajzë u dhunua dhe u vra dhe se si autoritetet u përpoqën të mbronin fajtorin. Kështu ndodh përherë në Indi”, tha Tripti Sharan, doktoreshë, Indi.

Më 9 gusht, policia indiane zbuloi trupin e pajetë të një praktikanteje 31-vjeçare në spitalin e lokalitetit Kolkata.

Një vullnetar që punonte si gardian në spital u arrestua lidhur me krimin, por familja e viktimës pretendon se ngjarja ishte një përdhunim në grup.

Edhe autopsia konfirmoi se agresioni seksual kishte ndodhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026