Grevë në spitalet e Kosovës, personeli kërkon dhënien e bonusit të premtuar
Dy mijë punëtore të spitaleve në Kosovë pritet të futen në grevë nëse Ministri i Shëndetësisë nuk i përgjigjet kërkesave të tyre për ndihmën financiare të premtuar. Ultimatum i tyre përfundon në fund të javës.
“Versioni i parë do të jetë barrikadimi në institucionet shëndetësore, fatkeqësisht edhe sot jemi duke ardhur deri te ajo. E dyta është protesta”, tha Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Shumë prej këtyre punëtorëve paguhen në vlerën 220 euro, para me të cilat mbajnë familjen.
“Me këtë pagë e mbaj familjen edhe pse pagat janë shumë të ulta që nuk arrijnë as për fëmijë as për shkollë e asgjë hiç”, shprehet Edita Dumani, punëtore e higjienës.
Edita e cila mban tre anëtarë të familjes me këtë pagë, shpreson se me grevë do të arrihet diçka më e mirë për ta.
“Ne mendojmë se do të bëhet më mirë së paku këto rroga po të ishin deri në 350 euro ndoshta do t’ia dilnim, por jo kështu sepse kështu nuk ia dilet”, tha Edita Dumani, sanitare.
Të vendosur për grevë deri në plotësimin e kërkesës që të marrin së paku nga 100 euro shtesë për gjashtë muajt e fundit, janë edhe punëtorët e tjerë teknikë.
“Kthim prapa nuk ka nga ana e punëtorëve. Punëtorët janë shumë të vendosur. Nuk janë që e duan as grevën as protestën por në njëfarë forme na është imponuar edhe ne ndihemi të diskriminuar nga ana e Qeverisë”, tha Adem Borovci, punëtor i sigurimit.
Këta punëtorë janë në grevë që nga dita e hënë. Pa punën e tyre, spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë të pasiguruara dhe nuk do të pastrohen.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta