Grida Duma: Me rreth 36 mijë vota diferencë nga PD, PS duhet të merrte vetëm 4 mandate dhe jo 11
Grida Duma, e ftuar në studion e “Ilva Now” foli mbi rezultatin e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, duke u ndalur te vetë Partia Demokratike si parti, për të analizuar problemet e brendshme të kësaj partie.
Znj. Duma tha se pavarësisht se PD-ja duhet të reflektojnë mbi rrugën që ndoqi për zgjedhjet, së pari duhet parë se cili ishte shembulli u kundërshtarit i cili, ndryshe nga PD-ja, fitoi zgjedhjet e 25 prillit.
“Në këtë vend nuk ka rëndësi sesi je i suksesshëm, mjafton të jesh dhe krijon një model. Kjo e ka lënë Shqipërinë në tranzicion 30 vite. Negociatë me vlerat, nuk ka rëndësi si u bë i pasur, e rëndësishme është që ja arriti. Kjo është Shqipëria që duam ne?”, tha znj. Duma.
Grida Duma u shpreh se reflektimi primar që duhet të bëjë PD-ja, është ai mbi rrugën që ndoqi drejt fitores që kërkonte në këto zgjedhjeve. Sipas znj. Duma, PD-ja nuk ka shkelur parimet e saj, duke mos bërë negociata me vlerat demokratike.
“Kur PD-ja të bëjë reflektimin e saj, ne reflektim duhet të jetë se cilat parime ndoqi përgjatë rrugëtimit të saj drejt fitores së zgjedhjeve. Parimisht a duhej që PD-ja të bënte negociatë me vlerat e mëdha?, tha znj. Duma.
A duhej të fuste duart e e bandave kriminale dhe t’i përdorte për të fituar zgjedhjet? Për mua që nuk e bëri, e ka shpëtuar Shqipërinë, sepse do të kishim legjitimuar të njëjtin model që po godasim”, shtoi ajo.
Për rezultatin në zgjedhje, znj. Duma tha se PD-ja nuk ka përdorur mjete jo parimore, ndryshe nga PS-ja, për të cilën znj. Duma pretendoi se i ka fituar zgjedhjet me anë të mjeteve korruptive, përderisa ka pasur pushtet.
Znj. Duma shtoi se edhe sistemi ka ndikuar që mandatet e PS-së dhe PD-së të ndaheshin me një diferencë të tillë, pasi sipas saj, për 36 mijë vota diferencë, PS-ka nuk duhet të merrte 11, por rreth katër mandate. Për këto arsye, sipas Grida Dumës, rezultati i PD-së në zgjedhje është i kënaqshëm.
“Pa pasur asnjë pushtet, të arrish të ndahesh me PS-në me 37 mijë vota dhe nga këto vota të marrë PS 11 mandate kur me herësin nuk kapte të katërtin, do të thotë që kjo forcë politike (PD) pa asnjë pushtet, e përballur me të gjitha pushtetet, si një ushtri pa armë, e përballur nga një ushtri të kalbur nga brenda por që ka të gjitha armët, ka marrë shumë besim. Njerëzit nuk duan më negociatë me vlerat”, u shpreh znj. Duma.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit