Grida Duma për aleancën me LSI-në: Ne jemi opozita dhe shërbejmë si front kombëtar
Grida Duma tha në studion e “Ilva Now” se aleanca me LSI-në vazhdon, përderisa janë ende në opozitë. Për znj. Duma, e gjithë opozita funksionon si front kombëtar.
“Ne jemi opozita, për sa kohë që edhe LSI është opozita atëherë aleanca vazhdon. Është një front kombëtar ky dhe PD-ja kur i bëri ekuilibrat e vet, i futi të gjithë aleatët me idenë e qartë për të treguar se fronti opozitar ishin bashkë” u shpreh znj. Duma.
Në lidhje me hyrjen në zgjedhje me lista të ndara me LSI-në, znj. Duma tha se ky ka qenë vendim i LSI-së, të cilin PD-ja e ka respektuar, pavarësisht se mund të mos ketë qenë vendimi më i mirë.
“Ne respektuam vendimin e tyre për të pasur listën më vete. Kjo është një zgjedhje e tyre. Marzhi i gabimit në vendimmarrje është gjithmonë brenda”, u shpreh znj. Duma.
Grida Duma tha se nuk e diskuton faktin që LSI-ja është opozitare e kryeministrit Rama dhe se ka besim te plotë mbi sjelljen e komisionerëve të LSI-së gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
“Unë nuk diskutoj në qëllimshmërinë e LSI-së për asnjë moment. E di se ata janë opozitarë të jashtëzakonshëm të Edi Ramës dhe janë ende. Komisionerët e LSI-së dhe të PD-së kanë qenë unit totalisht”, tha znj. Duma.
Grida Duma tha gjithashtu se Lulzim Basha respektoi dhe vendosi në fillim të listës njerëz që i qëndruan tetë vite në opozitë.
“Kushdo që nuk e respekton mirënjohjen është me terma afatshkurtër”, u shpreh znj. Duma.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit