Griezmann baba për herë të tretë, të tre fëmijët i janë lindur më 8 prill

9 Prill 2021 | 07:30

Sulmuesi i Barcelonës Antoine Girezmann u bë të enjten baba për herë të tretë. Bashkëshortja Erika Choperena solli në jetë një vajzë, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Alba.

Por vogëlushja do të duhet të mësohet shpejt me faktin se do ta ndajë datëlindjen me vëllain Amaro dhe motrën Mia, të cilët gjithashtu kanë lindur më datë 8 prill, por me diferencë vitesh të ndryshme. Fakt ky që ka bërë shumë përshtypje të enjten.

Vajza e madhe e Griezmann u lind pesë vite më parë më 8 prill 2016. Asokohe francezi luante për Atletico Madrid dhe e njoftoi lajmin pas realizimit të një goli në fitoren 3-1 ndaj Espanyol. Simbolikisht ai formoi germën “M” me dorën e djathtë duke ia kushtuar realizimin vajzës Mia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

Tre vite më vonë, më 8 prill 2019, Antoine njoftoi ardhjen në jetë të djalit, përmes një postimi në Instagram të dorës së vogëlushit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

Ndërkohë të enjten, më 8 prill 2021, erdhi në jetë Alba, gëzim të cilin e ndau për tifozët edhe klubi i Barcelonës. Por përveç gëzimit, tifozëve u ka bërë shumë përshtypje fakti interesant i përkimit – që me gjasë është realizuar me planifikim – të datëlindjeve.

Sidoqoftë Antoine Griezmann nuk do të ketë shumë kohë për të kaluar me vogëlushen, pasi do të duhet të përqendrohet te “klasikja” me Realin e Madridit, ndeshje e parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën më 10 shkurt.

Tifozët shpresojnë që francezi të jetë më se i motivuar që “tripletën” jashtë fushe ta festojë, pse jo, me një “tripletë golash” edhe ndaj Realit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026