Gripi i shpendëve, në Korçë vetëm një rast i dyshuar, bie tregtia dhe konsumi
Rreziku nga gripi i shpendëve në Shqipëri ka bërë që ministria e Bujqësisë të ndalojë tregtimin e shpendëve me një akt normativ.
Ata, të cilët merren me rritjen dhe tregtimin e shpendëve shprehen se dukshëm konsumi ka rënë ndërkohë që shitjet kanë ndaluar kategorikisht.
“Jemi informuar nga Drejtoria e Bujqësisë, por për fat të mirë ende nuk ka asnjë shenjë e rast, apo problematikë. Pjesërisht unë merrem me pjesën e therjes, por edhe një pjesë të vogël që merresha me shitje ndikon drejtpërdrejtë. Nga momenti që nuk mund t’i tregtojmë apo t’i shesim, por edhe konsumet kanë rënë”, u shpreh Mariglen Myrtollari.
Aktualisht, në Korçë ka pasur dy raste të dyshuara, ku njëri rezultoi negativ dhe për tjetrin ende pritet përgjigja nga laboratori.
“Kemi pasur dy raste të dyshimta, një në fshatin Melçan, për të cilën u dërguan monstra në Institutin e Veterinarisë dhe u vërtetua që ishte negative. Kemi pasur dhe një rast në Kamenicë, aty presim përgjigje si do jetë rezultati. Ne, shërbimi veterinar në bashkëpunim Policinë Rrugore, Policinë e Shtetit, AKU dhe pushtetin vendor kemi marrë masa deri në detaje në teren që për çdo rast të dyshuar të informohet menjëherë shërbimi veteriner dhe aty të merren monstrat dhe dërgohen në laborator”, deklaroi Adriatik Skënderasi, përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.
Në qytetin juglindor, nuk ka një treg specifik shpendësh ndërkohë që policia nuk ka lejuar më ambulantët për të shitur shpendë përgjatë rrugës nacionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Drejtuesja e Autoritetit të Veterinarisë: Gripi i shpendëve s’përbën rrezik për konsumatorët
Risku nga gripi i shpendëve, Bino: Mundësi të pakta që H5N8 të transmetohet edhe te njerëzit
Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta