Groenlandë, kryeministri u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për një pushtim të mundshëm

20 Janar 2026 | 17:36

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se popullsia e ishullit Arktik dhe autoritetet e tij duhet të fillojnë të përgatiten edhe për mundësinë e një pushtimi ushtarak, megjithëse ai e përshkroi një skenar të tillë si të pamundur.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Nuuk, Nielsen tha se zhvillimet rreth Groenlandës kërkojnë vigjilencë të shtuar, pasi Donald Trump vazhdon të kërcënojë se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e territorit.

“Nuk ka gjasa që të ketë një konflikt ushtarak, por nuk mund të përjashtohet”, tha Kryeministri i Groenlandës, duke theksuar se si banorët ashtu edhe institucionet e ishullit duhet të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh gjeopolitike në rritje në Arktik dhe reagimesh të forta nga qeveritë evropiane ndaj qëndrimeve amerikane mbi Groenlandën, të cilën Danimarka e konsideron pjesë integrale të territorit të saj, me një status autonomie të gjerë.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara se të hipte në aeroplanin që do ta çojë në Davos, postoi një foto të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në Truth Social, ku e paraqiste atë, zëvendëspresidentin Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, duke pushtuar Groenlandën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026