Gruaja e Julian Assange: Nuk do të mbijetojë nëse ekstradohet në SHBA

19 Shkurt 2024 | 20:05

Gruaja e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange tha sot se ai nuk do të mbijetojë nëse ekstradohet nga Britania e Madhe në SHBA, duke shtuar se seanca e nesërme për apelimin e tij në gjykatë mund të jetë e fundit e tij.

Stella Assange i tha BBC se nuk ka mundësi për apelime të mëtejshme nëse Gjykata e Lartë në Londër të martën refuzon ankesën e Assange kundër vendimit për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se zgjidhja e fundit është t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Stella shprehet se është jashtëzakonisht i dobët fizikisht dhe mendërisht.

“Kjo seancë do të përcaktojë në thelb nëse ai jeton apo vdes”, tha ajo.

Britania ka miratuar ekstradimin e Assange në SHBA në vitin 2022.

Më parë, në janar 2021, një gjykatë në Londër vendosi që Assange të mos ekstradohej sepse shëndeti i tij mendor është në një gjendje kaq të keqe sa do të rrezikohej nga vetëvrasja nëse do të ishte në një burg të sigurisë maksimale në SHBA, por vendimi u ndryshua pas një apeli nga autoritetet amerikane, të cilat dhanë një sërë garancish se do ta trajtonin Assange në mënyrë adekuate.

Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara dhe kabllograme diplomatike, të cilat prokurorët amerikanë pretendojnë se “rrezikonin seriozisht” jetën e zyrtarëve amerikanë, ndërsa mbështetësit e Assange pretendojnë se ai ishte “viktimizuar për ekspozimin e krimeve amerikane”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026