Vendimi për ekstradimin e Julian Assange në duart e qeverisë britanike

20 Prill 2022 | 20:02

Beteja e Julian Assange kundër ekstradimit në SHBA tashmë ndodhet në duart e ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe, për vendimin përfundimtar.

Në një seancë të zhvilluar të mërkurën, gjyqtari që mbikëqyr kërkesat për ekstradim autorizoi që çështja t’i dërgohet sekretares Priti Patel.

Themeluesi i Wikileaks pritet ta apelojë në Gjykatën e Lartë vendimin e saj në rast se shkon pro ekstradimit.

Assange kërkohet në Shtetet e Bashkuara për publikimin e dokumenteve qeveritare në periudhën 2010-2011.

Gjykata Supreme vendosi muajin e kaluar se rasti i Assange nuk ngre shqetësime sa i takon garancive që Uashingtoni i ka dhënë Londrës për trajtimin e tij.

 

Tani, ministrja Patel duhet të vendosë nëse kërkesa e palës amerikane përmbush kriteret e mbetura, përfshirë premtimin për të mos e ekzekutuar atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026