Gruaja e mbretit, çfarë titulli do të mbajë Camilla Parker?
Princi Charles u bë mbret i Britanisë së Madhe si djali i madh i mbretëreshës Elizabeth II. Që kur nëna e tij u kurorëzua në vitin 1952, ishin bërë plane që ai të merrte rolin e monarkut.
Por çështja e titullit të gruas së tij Camilla është një tjetër çështje me rëndësi. Mbretëresha tha gjatë jubileut të saj “Platinum” se donte që Camilla të njihej si “Mbretëresha bashkëshortore” kur Princi Charles të bëhej mbret.
Në vitin 2005 kur Charles dhe Camilla u martuan, tetë vjet pas vdekjes së Lady Dianës, Camilla e bëri të qartë se synonte të përdorte titullin “Princesha Consort”. Kjo ishte hera e parë në historinë e monarkisë britanike që përdoret një titull i tillë.
Vendimi u pa si një pranim publik se roli i saj i ri ishte i vështirë për t’u pranuar, pas vitesh spekulimesh mediatike për lidhjen e tyre, divorcin e hidhur të Charles dhe Dianës dhe vdekjen e Dianës në 1997.
Për të njëjtën arsye, kur u martua me Charles, i cili ishte Princi i Uellsit në atë kohë, ajo zgjodhi të mos përdorte titullin Princesha e Uellsit, që përdorte Diana. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi Dukeshën e Cornwall-it.
Për mediat britanike në atë kohë Camilla pranoi se kjo situatë “nuk ishte e lehtë për të”.
Pas dasmës, Camila bëhet më e njohur
Pas dasmës, popullariteti i Camila filloi të rritet. Një sondazh i bërë në fund të vitit 2021 e renditi atë në vendin e 10-të më të popullarizuar në familjen mbretërore, përpara Princit Andrew, popullariteti i të cilit ka rënë për shkak të lidhjes së tij me të dënuarin për shkelje seksuale Geoffrey Epstein.
Autorja e librave për familjen mbretërore, Penny Junior, tha: “Problemi me Camilla ishte se ajo ishte në një lidhje me Princin e Uellsit dhe Diana e quajti atë personin e tretë në martesë”.
Tani, pas vdekjes së mbretëreshës ende nuk dihet se çfarë titulli do të mbajë gruaja e mbretit. Ndërkohë prej kohësh mendohet se Charles favorizonte titullin “Bashkëshorja e mbretit”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë


