Grumbullohet Shqipëria U-21, mungesa të shumta në listën e Alban Bushit

4 Tetor 2020 | 16:29

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore me Slloveninë.

Marco Alia, Ahmet Korça, Amer Duka, Angelo Ndrecka janë emrat që do të veshin për herë të parë fanellën e Shpresave, ndërsa lojtarë si Kallaku, Cepele, Broja, Selahi dhe Vrioni janë pjesë e Kombëtares së madhe. Tekniku Bushit e pranon se ka qenë e vështirë përzgjedhja e lojtarëve kushtëzuar dhe nga situata jo normale.  

“Jemi në një situatë paksa të vështirë, sepse çdo ditë na është dashur që të ndryshojmë disa emra në listë, pasi krahas pandemisë edhe nga mos lejimi i lojtarëve nga klubet. Jemi munduar që të marrim lojtarë të rinj, ti kemi dhe për sezonin tjetër”, tha Bushi.

Shqipëria U21 është ende në lojë për kualifikimin në kampionatin evropian, por i duhet që Kosova të marrë fitoren ndaj Austrisë, megjithatë trajneri i Shpresave preferon që të mos i kushtojë vëmendje kësaj përballjeje.

“Sa i takon ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, ne duhet të fokusohemi tek ndeshjet tona dhe nuk më intereson fare se çfarë do të ndodhë tek ajo ndeshje. E kemi mendjen vetëm tek Sllovenia, që është një ekip shumë i fortë. Çdo ndeshje ata e marrin shumë seriozisht dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi ai.

Bushi tregohet i sinqertë, duke thënë se nëse pjesë e skuadrës së tij do të ishin disa nga lojtarët të cilët janë grumbulluar nga ekipi i parë atëherë pjesëmarrja në evropian do ishte e sigurt. 

” Nëse nuk do na ishin larguar lojtarët si Kumbulla, Mihaj, Selahi dhe Broja, atëherë jo vetëm që do ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture. Në një të afërme të afërt Shqipërisë U 21 do të kualifikohet në kampionatin Europian”, nënvizoi trajneri Alban Bushi.

Shqipëria U-21 ndodhet në grupin e tretë të kualifikueseve për kampionatin evropian dhe pas tetë ndeshjesh ka grumbulluar 11 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026