Grupi i artistëve realizon “grafiti” përpara publikut në shesh

4 Tetor 2021 | 19:49

Një grup shokësh që i bashkon pasioni për grafitin, kanë pikturuar në ambiente të hapura këtë të diel, profile të personazheve të ndryshëm.

Kjo formë arti jo shumë e njohur në Shqipëri, po fillon të përhapet dalëngadalë dhe ky është edhe qëllimi i grupit Tr Graff; për ta bërë të njohur këtë formë, e cila synon të komunikojë gjithmonë me hapësira urbane.

Grafiti është konsideruar si art ilegal, apo si një formë vandalizmi, por jo për artistët që pasionin për Grafitin e kanë nisur qëkur kanë qenë fëmijë.

Në aktivitetin e djeshëm, veç artistëve  për të shijuar performancën e të bërit një grafiti, ishin dhe shumë të rinj që e pëlqejnë këtë formë të të tejçuarit të mesazheve.

Për grupin Tr Graff ky është aktiviteti i parë që mbajnë në një ambient të hapur dhe me një publik të rastësishëm, duke treguar që ky art në fakt rivitalizon të gjitha ato hapësira të vjetra apo të braktisura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026