Grupi rus i hakerëve çmontohet pas sulmeve masive kibernetike në Evropë

17 Korrik 2025 | 07:59

Agjencia evropiane e policisë (Europol) dhe njësia për bashkëpunim gjyqësor (Eurojust) kanë njoftuar zyrtarisht se kanë çmontuar grupin e hakerëve pro-rus “NoName057(16)”, i dyshuar për një seri të tërë sulmesh kibernetike ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj, me fokus infrastrukturën kritike në Europë.

Më 15 korrik, u neutralizua botnet-i i përdorur nga ky grup një rrjet me qindra kompjuterë dhe pajisje të infektuara në të gjithë botën dhe u identifikuan disa të dyshuar. Europol dhe Eurojust theksuan se drejtuesit kryesorë dyshohet të jenë të vendosur në Rusi.

Operacioni ndërkombëtar përfshiu 12 vende. Gjatë tij, u arrestuan dy individë një në Francë dhe një në Spanjë ndërsa Gjermania lëshoi gjashtë urdhër‑arreste kundër dyshuarish që jetojnë në Federatën Ruse, përfshirë dy persona që identifikohen si organizatorët kryesorë. Në total, janë lëshuar shtatë urdhër‑arreste dhe gjashtë shtetas rusë konsiderohen të përfshirë në këtë rast.

Grupi “NoName057(16)” akuzohet për një valë sulmesh DDoS, të cilat kanë bombarduar me trafik faqet dhe shërbimet online, duke ndaluar funksionimin e tyre. Objektivat kryesore kanë qenë ofruesit e energjisë elektrike dhe rrjetet e transportit publik.

Sipas Eurojust, grupi ka shprehur mbështetje të hapur për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në Gjermani janë regjistruar 14 sulme, disa prej të cilave kanë zgjatur ditë të tëra, që ndikuan rreth 230 organizata, përfshirë entitete të mbrojtjes.

Gjithashtu, gjatë zgjedhjeve evropiane është raportuar për sulme në shumë vende të kontinentit. Në Suedi, u vunë në shënjestër faqet e qeverisë dhe të bankave, ndërsa në Zvicër u regjistruan sulme në përpjekjen për bombarduar shërbimet online gjatë Samitit të Paqes për Ukrainën në qershor 2024. Kohët e fundit, edhe Holanda u prek gjatë Samitit të NATO-s në qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026