Guardiola rinovon për dy vite, Manchester City njofton zgjatjen e bashkëpunimit me teknikun 49-vjecar
Pep Guardiola do të jetë së paku dhe për dy vite të tjera trajner i Manchester City.
Nënkampionët e Anglisë kanë njoftuar këtë të enjte se është arritur marrëveshja për të nënshkruar një kontratë të re me trajnerin 49-vjecar, i cili do të qëndrojë në “Etihat Stadium” deri në verën e vitit 2023.
Në këtë mënyrë, kjo do të jetë aventura më e gjatë e Guardiolës në një klub futbolli, pasi më herët ai drejtoi për pesë vite Barcelonën, për tre edicione Bayern, ndërsa do të qëndrojë për shtatë sezone në skuadrën angleze.
Numrat janë në favor të Guardiolës, që implementoi një tjetër stil loje tek City, ku ka fituar dy tituj kampion. Në drejtimin e Guardiolës, nënkampionët e Anglisë kanë fituar 181 nga 245 takimet e zhvilluara.
Vetë trajneri spanjoll ka deklaruar se në Angli është mjaft i lumtur dhe nuk i mungon asgjë, duke dëshmuar se ekzistonte dëshira e plotë për të vazhduar rrugëtimin. Trofeu më i lakmuar për Guardiolën është ai i Champions League, pasi është i vetmi trofe që nuk ka mundur ta marrë ende me “qytetarët”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta