Gucati lihet në paraburgim, avokati kërkoi lirimin me kusht të kreut të OVL-së

2 Tetor 2020 | 05:45

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Hysni Gucati doli dje për herë të parë para Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë. Në fjalën e tij para gjykatës special ai kundërshtoi formën e arrestimit të tij nga EULEX.

Avokati mbrojtës kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij, duke parashtruar katër ankesa që kundërshtonin legjitimitetin e arrestimit dhe dërgimit të tij në paraburgimin e Hagës.

Avokati përmendi edhe një garanci prej 5 mijë eurosh, që Gucati të jetojë në një adresë të caktuar në Kosovë dhe të raportojë në policinë e EULEX-it.

Prokuroria e Specializuar e cilësoi të nevojshme qëndrimin në paraburgim të Gucatit, me argumentit se ai mund t’i “shmangej drejtësisë”, por edhe të përsërisë veprat të cilat dyshohet se i ka kryer. Pritet që brenda 30 ditësh Zyra e Prokurorit të ngrejë aktakuzën për Gucatin.

Kreu i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati, dyshohet për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve, nga rrjedhja e disa dosjeve konfidenciale të krimeve të luftës.

Ai u arrestua në Prishtinë më 25 shtator, në zyrat e Organizatës së Veteranëve të luftës. Akuza mori shkas nga 3 konferenca për media të krerëve të organizatës së veteranëve të luftës, ku pretendohet se u shpërndanë materiale konfidenciale të Gjykatës Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026