Guvernatori i Hawait krahason dëmet nga zjarri me ‘zonën e luftës’
Guvernatori i Hawait, Josh Green, e ka quajtur “zonë lufte” pjesën e shkatërruar nga zjarri i Mauit, pasi numri i të vdekurve arriti në 93 dhe pritet të rritet.
“Aktualisht jemi në fazën akute të shërimit, që do të thotë se jemi ende duke u rikuperuar nga humbja tragjike e jetës. Tani jemi në 93 viktima. Është një zonë lufte, por ndihma që kemi marrë është e pabesueshme”, tha Green, sipas Reuters.
Zjarri i shpejtë që përfshiu Maui të martën e kaluar shkatërroi qytetin turistik të Lahaina.
Për sa i përket numrit të të vdekurve, zjarri konsiderohet si fatkeqësia më e keqe natyrore në histori në Hawaii, duke tejkaluar cunamin e vitit 1960 që vrau 61 njerëz.
Sipas vlerësimeve të para, kostot e rindërtimit të resortit turistik të Lahain vlerësohen në rreth 5.5 miliardë dollarë, sipas raportit të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Zyrtarët e urgjencës janë zotuar të shqyrtojnë sistemin e alarmit dhe njoftimit pasi disa banorë të ishullit pyetën nëse mund të ishte bërë më shumë për të paralajmëruar njerëzit për zjarrin përpara se të arrinte në pragun e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta