Haaland arrin rekordin e Messit
Manchester City mund të konsiderohet një pretendent kryesor për fitimin e Uefa Champions League, ndërsa anglezët zyrtarsht janë në fazën çerekfinale të kompeticionit. Së bashku me qytetarët, u kualifikua dhe Interi, i cili edhe pse barazoi pa gola në Dragao, ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar 1-0.
Përballja e zhvilluar në Ethihad rezultoi një spektakël i vërtetë me një festival golash brenda, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland. Norvegjezi shënoi plotë 5 gola, duke arritur rekordin e Lionel Messit dhe Luis Adrianos, teksa vetëm këta 3 futbollistë kanë arritur një statistikë të tillë.
Skuadra e Guardiolës e nisi mjaft mirë përballjen ku shënoi 3 gola në pjesën e parë, ndërkohë edhe në të dytën dominuan plotësisht duke vulosur triumfin 7-0. Në Portugali, Porto vendase nuk shkoi më tepër se një barazim pa gola në një ndeshje tejet të ekuilibruar, ku rastet ishin të pakta. Me këta rezultat më tej kaluan zikaltrit, që fituan 2 javë më parë në shtëpi, me golin e Romelu Lukakut. Aktualisht 6 skuadra janë konfirmuar në fazën çerekfinale, ndërsa priten dhe 2 të tjera në mbrëmjen e sotme.
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë