Hajdutët bastisin vilën luksoze të vajzës së ish-bosit të Formula 1, marrin 50 mln paund bizhuteri
Një bandë hajdutësh ka vjedhur bizhuteri me vlerë 50 milionë stërlina në shtëpinë e Tamara Ekleston, vajza e ish-padronit të Formula 1, Berni Ekleston. Sipas mediave britanike, hajdutët kanë vjedhur unaza, byzylykë, vathë dhe sende të tjera me vlerë, që i ishin dhënë 35-vjeçares si dhuratë për martesën e saj. Policia metropolitane ka deklaruar se për momentin nuk janë kryer arrestime, ndërsa vetë Tamara Ekleston, duke reaguar u shpreh e tronditur dhe e irrituar nga ngjarja.
Një zëdhënës i familjes konfirmoi vjedhjen dhe shtoi se ajo po bashkëpunon me policinë për të arritur zbardhjen e saj.
Shtëpia e Tamara Ekleston, një vilë me 55 dhoma, ndodhet në Kensington, një prej lagjeve më luksoze të Londrës dhe ruhet 24 orë në 24 nga roje private, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të shmangin vjedhjen spektakolare.
Trashëgimtarja e familjes Ekleston e bleu atë në vitin 2011 për 45 milionë stërlina. Gjithashtu, ajo shpenzoi miliona të tjerë për rinovimin e pronës, për ta pajisur atë me një pishinë në ambient të mbyllur, një klub nate, një sallë boulingu, një sallon bukurie, një sallon për qentë dhe një garazh për automjete.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë