Hakërohet live televizioni iranian, në imazhe shfaqet lideri suprem në flakë

9 Tetor 2022 | 19:05

Kur flitet për sulme kiberentike të ndërmarrë nga Irani, duket se edhe ky i fundit bie në kurthin e hakerave.

Televizioni shtetëror i Iranit u hakerua  teksa ishte në transmetim live me një buletin lajmesh.

Transmetimi u ndërprerë për pak sekonda në shenjë proteste kundër liderit të vendit.

Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. U shfaqën, fotot e Mahsa Amini dhe tre grave të tjera të vrarë në protestat e fundit.

Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat”.

Grupi që ndërmori këtë hap  e quan veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut.

Ngjarja  vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë.

Trazirat kanë shpërthyer në vend pas vdekjes së Mahsa Amini e cila u burgos sepse nuk kishte veshur siç duhet hixhabin.

Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash jo vetën në qytetet iraniane  por edhe në shumë shtete të botës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026