Haki Abazi: Kurti do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit

7 Janar 2021 | 18:35

Haki Abazi, ish-zv.kryeministër i Kosovës thotë se Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas deputetit të VV-së nuk ka asnjë pengesë ligjore që ia ndalon z. Kurti këtë të drejtë.

“Z. Kurti dhe të gjithë anëtarët e tjerë do të jenë pjesë e Listës së VV-së dhe do të bëhet kryeministër i Kosovës. Nuk ka asnjë interpretim ligjor, vepra për të cilën është dënuar me kusht. Tentimet për të krijuar mjegull janë pjesë e shantazhit”, u shpreh z. Abazi.

Ai shprehet i bindur se VV do të jetë fituese e zgjedhjeve pasi ka një mobilizim të emigrantëve por edhe të votuesve brenda Kosovës.

Ndërsa duke komentuar zhvillimet e fundit në SHBA, z. Abazi tha se tensioni në Kapitol Hill vjen si rezultat i gjuhës denigruese dhe përjashtuese që Trump ka përdorur gjatë 4 viteve.

“Asnjëherë nuk është parë në historinë e SHBA një gjuhë e tillë dhe sigurisht që kjo ngacmon njerëzit”, tha deputeti i VV-së.

Z. Abazi e konsideroi një shans historik për shqiptarët në rajon faktin që Joe Biden do të jetë Presidenti pasi ka një njohje të gjatë për shqiptarët.

“Mendoj me këtë administratë do të ketë mirëkuptim për anëtarësimin e Kosovës në NATO si dhe çrrënjosjen e korrupsionit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026