Hakmerret Turqia, 1 javë pas atentatit në Stamboll godet bazat kurde në Siri e Irak
Forcat e armatosura të Turqisë kanë ndërmarrë natën mes së shtunës dhe së dielës një seri sulmesh ajrore në Siri dhe Irak, një javë pas atentatit në qendër të Stambollit, për të cilin Ankaraja fajëson separatistët kurdë.
Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të operacionit të koduar “Kthetra dhe Shpata” u goditën bazat kurde të përdorura për të përgatitur sulme në Turqi.
Nga ana e tij, fraksioni kurd Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka mohuar përgjegjësinë e sulmi në Stamboll, që vrau 6 persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë.
Një zëdhënës ka deklaruar se sulmet e palës turke goditën qytetin sirian të Kobanes, si dhe dy fshatra ku jetonin vetëm njerëz të zhvendosur.
Por Ankaraja zyrtare ka insistuar se ka goditur baza terroriste. “Ora e llogaridhënies erdhi. Strehat, bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Ndërsa flitet se bombardimet kanë shkaktuar edhe viktima, nuk dihen ende me saktësi se cilat janë zonat e Irakut që ranë pre e sulmeve.
Sa i takon atentatit të një jave më parë në qendër të Stambollit, policia turke ka bërë arrestime të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit