5 të arrestuar në Bullgari lidhur me sulmin me bombë në Stamboll

19 Nëntor 2022 | 15:33

Policia bullgare ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll fundjavën e kaluar që vrau gjashtë persona, njoftoi sot prokuroria bullgare.

Të dyshuarit janë arrestuar për ndihmën e një prej pjesëmarrësve në shpërthimin e 13 nëntorit, tha zëdhënësja e kryeprokurorit bullgar Sika Mileva, pa specifikuar kombësinë e tyre.

Ata akuzohen për ofrimin e ndihmës logjistike në arratisjen e të dyshuarit të dytë kryesor në sulmin në Stamboll, tha Mileva, pa specifikuar nëse i dyshuari ishte ende i lirë, raportoi AP.

Agjencia Anadolu raportoi sot se policia anti-terroriste në Stamboll arrestoi tetë persona të tjerë të dyshuar se ndihmuan ata që kryen shpërthimin.

Një gjykatë turke të premten urdhëroi ndalimin e 17 të dyshuarve në pritje të gjykimit, duke i akuzuar ata për përpjekje kundër unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë vrasje. Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi deri në fillimin e gjykimit, raportoi AP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026