Hamilton arrin fitore dramatike në “Silverstone”

18 Korrik 2021 | 18:52

Lewis Hamilton ka  arritur një fitore dramatike në British Grand Prix pas penalizimit me 10 sekonda për shkak të përplasjes që në xhiron e parë me Max Verstappen, duke i lënë fund garës për rivalin e tij për titull.

Hamilton arriti që të kalonte para Lando Norris pas penalizimit dhe gjithashtu parakaloi pilotin e Ferrarit, Charles LeClers që kryesoi pjesën më të madhe të garës në “Silverstone”, kur kishin mbetur dhe tre xhiro në fundi.

Piloti i Ferratit, LeClerc e pati të pamundur që të ruante kryesimin deri në fund duke mos arritur dot që të kapte podiumin e parë për këtë sezon.

Me këtë rezultat, piloti britanik i Mercedes (177 pikë) afrohet 8 pikë larg Verstappen (185). Kjo është fitorja e 99 e arritur nga Hamilton, ndërsa përplasja në fillim të garës pritet të shkaktoi debat edhe në të ditët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026