Hamilton “shkruan” historinë, piloti britanik arrin fitoren e 100 në Formula 1

27 Shtator 2021 | 13:07

Lewis Hamilton ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm pas suksesit në Çmimin e Madh të Rusisë duke regjistruar fitoren e 100 në karrierë si askush më parë në Formula 1.

Pas gati 2 muajsh pritje, britaniku arriti që të merrte vendin e parë dhe të shënonte suksesin historik për të.

Edhe pse pjesa më e madhe e garës u dominua nga Land Norris, kushtet atmosferike bënë që piloti i McLaren të humbasë terren duke humbur mundësinë për të marrë çmimin e parë për këtë edicion e duke i dhënë në anën tjetër mundësinë kampionit në fuqi që të merrte vendin e parë e të festonte një sukses të pabesueshëm.

Pas Hamilton u rendit piloti i Red Bull Max Verstappen, i cili po ashtu zhvilloi një garë mjaft të mirë. Në podium ia doli që të ngjitet dhe Carlos Sainz.

Charles Leclerc i Ferrarit nuk ia doli të përfundojë garën. 

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026